Indi, mbi 900 viktima nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 926 persona, transmeton Anadolu.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 926 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 107.416.

Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 73.272 raste të reja dhe numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në 6.979.423.

Ndërkaq, numri i të shëruarve ka arritur në 5.906.069.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.

LEXO EDHE:

Back to top button