Indi, shkon në afro 100 mijë numri i viktimave nga koronavirusi
Për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Indi janë shënuar 1.095 vdekje, transmeton Anadolu.
Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 1.095 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 99.773.
Në Indi, në 24 orët e fundit janë shënuar 81.484 raste të reja dhe numri i rasteve ka arritur në 6.394.068.
Ndërsa numri i të shëruarve ka arritur në 5.352.078.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve.