Indiana befason Klivlendin, kualifikohen Denveri dhe Golden Stejt

Skuadra e Denverit ka prerë një biletë për në gjysmëfinalet “play off” në Konferencën e Perëndimit pas fitores 1210-101 ndaj Klipers, duke fituar 4-3 serinë e çerekfinaleve. Të gjithë titullarët e Denverit realizuan mbi15 pikë, duke bërë diferencën në fushë.

Po 4-3 fiton serinë e çerekfinaleve edhe ekipi i Golden Stejt, që fitoi 103-89 në fushën e Hjuston. Badi Hield me 33 pikë ishte lider në fushë për Uarriors, mbështetur edhe nga Stefon Kerri me 22 pikë e Butler me 20 pikë, një trio që bëri diferencën. Ndërkohë, në Konferencën e Lindjes kanë nisur sfidat gjysmëfinale dhe menjëherë është regjistruar një surprizë. Indiana fitoi 121-112 në fushën e Klivlendit, duke e nisur mbarë këtë fazë.

Të gjithë titullarët e Indiana-s realizuan mbi 17 pikë, duke e bërë kolektivitetin si armën kryesore. Donovan Mitçell realizoi 33 pikë për Kavaliers, por që s’mjaftuan për të fituar në fushën e tyre.

 

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale

Klivlend – Indiana, 112-121 (0-1)

Boston – Nju Jork

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

(1) Oklahoma – (8) Memfis, (4-0)

(2) Hjuston – (7) Golden Stejt, 89-103 (3-4)

(3) Lejkers – (6) Minesota, (1-4)

(4) Denver – (5) Klipers, 120-101 (4-3)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale

Oklahoma – Denveri

Minesota – Golden Stejt

LEXO EDHE:

Back to top button