Indiana e Klivlendi thellojnë dieferencën, fitore edhe për Lejkersin

Skuadra e Oklahoma-s, skuadra me rekordin më të mirë të sezonit të rregullt në NBA, shënoi fitore 118-99 ndaj Memfisit dhe udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve në Konferencën e Perëndimit. Ndeshje e komanduar nga Oklahoma, ku shënuesi më i mirë ishte Aleksander Shai me 27 pikë, mbështetur edhe nga Xhejlen Uiliams me 24 pikë.

Në Konferencën e njëjtë, në Perëndim, ekipi i Lejkersit fitoi 94-85 ndaj Minesota dhe barazon 1-1 serinë. Tjetër ndeshje e mirë e Luka Donçiçit, autor i 31 pikëve e 12 kërcimeve, ndërsa LeBron James shtoi 21 pikë e 11 kërcime.

Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Indiana-s udhëheq 2-0 serinë pas fitores 123-115 ndaj Milluokit. 62 pikët e dyshes Antetokounmpo-Portis nuk mjaftuan për Milluokin, ndërsa për Indiana-n, 6 basketbollistë realizuan mbi 14 pikë.

 

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale

(1) Klivlendi – (10) Majami, (1-0)

(2) Bostoni – (7) Orlando, (1-0)

(3) Nju Jorku – (6) Detroiti, (1-1)

(4) Indiana – (5) Milluoki 123-115 (2-0)

 

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

(1) Oklahoma – (8) Memfisi, 118-99 (2-0)

(2) Hjuston – (7) Golden Stejt, (0-1)

(3) Lejkers – (6) Minesota, 94-85 (1-1)

(4) Denveri – (5) LA Klipers, (1-1)

LEXO EDHE:

Back to top button