Indiana kalon në epërsi, mposht Oklahomën në shtëpinë e saj

Indiana Pejsers mposhti Oklahoma Sitin me rezultat 116:107 dhe mori epërsinë 2-1 në serinë finale të “Play-Off”-it të NBA-së. Skuadra nga Oklahoma e nisi më mirë ndeshjen dhe e mbylli çerekun e parë me një epërsi prej tetë pikësh (32:24).

Indiana reagoi shpejt dhe pjesa tjetër e sfidës u zhvillua me rivalitet të madh, duke ofruar emocione deri në fund. Pejsersat morën avantazhin vendimtar rreth katër minuta para fundit, kur kaluan në epërsi 107:100 dhe e menaxhuan me qetësi deri në fitore.

Benedik Maturin shkëlqeu për Indiana-n me 27 pikë, ndërsa Tajriz Halibarton kontribuoi me 22 pikë, nëntë kërcime dhe 11 asiste. Paskal Siakam e mbylli ndeshjen e tretë të finales me 21 pikë të tjera.

Te Oklahoma, më të mirët ishin Xhejlen Uiliams me 26 pikë, Shai Gilxheous-Aleksander me 24 dhe Çet Holmgren me 20 pikë. Ndeshja e katërt e serisë do të zhvillohet në orët e vona të së premtes, në kalimin për në të shtunë, ku sërish do të luhet në Indiana.

LEXO EDHE:

Back to top button