Indiana Pejsers, arrin e para në finalen e Konferencën së Lindjes

Indiana Pejsers është skuadra e parë finaliste e play off-it në Konferencën e Lindjes. Ajo eliminoi Klivlendin, që edhe pse kishte rezultatin më të mirë të sezonit të rregullt nuk dha asgjë në këto përballje gjysmëfinale.
Indiana fitoi 4-1 serinë e ndeshjeve, duke triumfuar 114-105 ndaj Klivlendit. Të gjithë titullarët e Indiana-s realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Tajriz Halibarton me 31 pikë. Mitçell realizoi 35 pikë për Klivlendin, por që s’mjaftuan për të evituar disfatën dhe eliminimin.
Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Oklahomës përmbys disavantazhin e dy ndeshjeve të para dhe tashmë udhëheq 3-2 serinë gjysmëfinale. Ajo fitoi 112-105 ndaj Denverit, në sfidën e pestë mes tyre. Një përballje e ekuilibruar, ku të dyja ekipet synuan fitoren. Nikola Jokiç realizoi 44 pikë e 15 kërcime, por që mbetën për statistikë, pasi që 6 basketbollistë të Oklahoma-s realizuan mbi 12 pikë, ku shkëlqeu Aleksander Shai me 31 pikë.
Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale
Klivlend – Indiana, 105-114 (1-4)
Boston – Nju Jork, (1-3)
Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale
Oklahoma – Denver, 112-105 (3-2)
Minesota – Golden Stejt (3-1)