Indiana Pejsers fiton finalen e parë në Konferencën e Lindjes

Indiana Pejsers i nis me këmbën e mbarë finalet e play off-it në Konferencën e Lindjes, duke fituar 138-135 në fushën e Nju Jorkut. Një ndeshje me rivalitet, vendos pas kohës shtesë, ndërkohë që Indiana udhëheq 1-0 serinë.

Të gjithë titullarët e Indiana-s realizuan mbi 14 pikë, çka e bën kolektivitetin armën më të fortë. Tajriz Halibarton realizoi 31 pikë e 11 asist, mbështetur edhe nga Nesmit me 30 pikë, ndërsa 31 pikë erdhën nga lojtarët e stolit.

Për Nju Jorkun u dalluan vetëm Xhejlen Branson me 43 pikë e Karl-Entoni Tauns me 35 pikë e 12 kërcime. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës mbeti në hije, ndërkohë që stoli i skuadrës nju-jorkeze ishte shpesh inekzisent.

Konferenca e Lindjes-Finale

Nju Jorjk – Indiana, 135-138 (0-1)

Konferenca e Perëndimit-Finale

Oklahoma – Minesota, (1-0)

LEXO EDHE:

Back to top button