Indonezi, ndërtohet hoteli më i ngushtë në botë

Indonezi, ndërtohet hoteli më i ngushtë në botë

Ndërtohet hoteli më i ngushtë në botë në Indonezi. Ndërtesa është pesë kate e lartë, me shtatë dhoma mjaft të mëdha për një krevat dopio dhe banjo të vogël me një dush dhe tualet. Gjerësia e hotelit është 2.8 metra. Çdo dhomë ka një ndjesi të ndryshme falë veprave artistike lokale dhe orendive. Përveç dhomave të hotelit, ka një restorant në çati, ku planifikohet të organizohen evente dhe ekspozita arti. Ndërtuesi i hotelit thotë se projekti nuk është vetëm për t’u përpjekur për të vendosur një rekord botëror, por edhe për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare për qytetin e vogël të Salatigës. Brenda Indonezisë, Salatiga njihet si një qytet tolerant që ka ushqim të mirë, infrastrukturë të mirë dhe një cilësi të mirë jete. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button