Çmimet janë rritur për 8.6 % në periudhën maj 2021 dhe maj 2022, që ka shënuar rekord të ri sipas raportit të fundit të Byrosë për Statistika të Punës në SHBA, transmeton Gazeta Metro.
Megjithëse papunësia mbetet e ulët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, inflacioni ka shkaktuar një rënie në të hyrat mesatare. Edhe derisa pagat janë rritur në periudhën mes prillit 2021 dhe prillit 2022, fitimet kanë rënë për 2.6 % për shkak të shkallës së përshpejtuar të inflacionit.
Rezerva Federale e SHBA’së në fakt i rriti normat e interesit muajin e kaluar me 0.5 %, rritja më e lartë që nga maji i 2000’s si përpjekje për të zbutur rritjen e çmimeve.
Në kohën kur çmimi i naftës është dyfishuar në SHBA, votuesit e shohin çështjen e ekonomike si parësore në zgjedhjet e nëntorit. Një anketë e kryer nga Harvard rreth inflacionit 95 % e respodentëve thanë se çështja ishte shumë serioze. Shumica e tyre, 47 %, e përcaktuan si fajtor administratën Biden.
Miratimi për punën e Presidentit Amerikan Joe Biden, ka rënë në 41 %, ndërsa 52 % nuk e miratojnë punën e tij të deritanishme,
Presidenti Biden ka provuar kohëve të fundit të afrohet me liderët e njërit prej shteteve më të mëdhenj prodhues të derivateve, Arabia Saudite, me të cilët tani për tani ka marrëdhënie të tensionuar.








