Inflacioni, masat e Qeverisë, zgidhje afatshkurtër
Inflacioni, masat e Qeverisë, zgidhje afatshkurtër

Masat e qeverisë sa i takon rritjes së çmimeve nga viti 2021 deri në dhjetor të vitit 2024 kanë sjellë ulje të çmimeve megjithatë efekti i tyre ulet pas muajit të parë, nëse masa zgjat më shumë se një muaj.
Kjo për shkak se tregtarët përshtaten me dinamikën e tregut, gjegjësisht ndërhyjnë tek çmimet e produkteve që nuk janë objekt i masës. Kjo është analizë e Finance Think të cilët gjithashtu konstatojnë se kufizimi i çmimeve të ushqimeve e qetëson inflacionin vetëm përkohësisht, sepse sapo masa përfundon masa, çmimet rriten përsëri.
Nga Finance Think rekomandojnë që kufizimi i çmimeve si masë të shfrytëzohet vetëm në raste të inflacionit shumë të lartë kurse për një zgjidhje afatgjate të ndërmerren masa të tjera si; zbatim i plotë të Ligjit për praktika jokorrekte tregtare, përforcim i Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës, reformim të sistemit të subvencioneve bujqësore për më shumë prodhim vendas dhe mbështetje buxhetore për segmentet më të ndjeshme të popullsisë.