Sipas shkencëtarëve, qëllimi i kësaj vaksine të zhvilluar në Belgjikë do të ishte kontrolli i HIV-it. Ilaçi në të vërtetë përdor nanogrimca lipide që “përmbajnë një sinjal stimulues shtesë për sistemin imunitar”, i cili rrit efektivitetin e vaksinës, tha një nga studiuesit.
Ata thonë gjithashtu se vaksina mund të zvogëlojë në mënyrë drastike varësinë nga barnat ekzistuese të përditshme. Nëse përfitimet e saj vërtetohen te njerëzit (deri tani është testuar vetëm te minjtë laboratorikë), kjo vaksinë e re mund të sjellë ndihmë dhe shpresë të konsiderueshme për njerëzit që jetojnë me HIV.








