Insinje: Shpresoj të marr ftesë nga Spalletti për “Euro 2024”

Nga Kanadaja, Lorenzo Insinje shpreson të fluturojë drejt Gjermanisë në qershor. Ai dëshiron të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, të ndihet si me “10” në shpinë, tri vite më parë, kur Italia e tij triumfoi në finalen e “Uembli” kundër Anglisë.

Që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar, Insinje u largua nga Napoli dhe Seria A për në Toronto (MLS), por dëshira e tij më e madhe është ende ta veshë sërish fanellën blu të kombëtares: “Shpresoj të marr ftesë për Kampionatin Evropian, por Spalletti është ai që vendos. Nëse nuk më thërret, do ta pranoja pa problem”.

Ish-sulmuesi i Napolit, 33 vjeç mbush në qershor, foli për “Cronache di Spogliatoio”.

“Kam ardhur në MLS për të luajtur futboll. Shumë lojtarë nga MLS janë thirrur në kombëtare, nga Argjentina në Greqi, ndaj nuk kam pse të mos e besoj dhe punoj për t’u thirrur. Do të jem gjithmonë në dispozicion të kombëtares, duke pranuar çdo zgjedhje. Marrja e një telefonate është gjithmonë krenari”.

LEXO EDHE:

Back to top button