Inspektorati i mjedisit ka realizuar 590 inspektime tre muajt e parë të këtij viti
Inspektorati i mjedisit ka realizuar 590 inspektime tre muajt e parë të këtij viti

Gazetare: Evi Shkopi
Gjatë tre muajve të parë të vitit 2022 Inspektorati Shtetëror i Mjedisit ka realizuar gjithsej 590 inspektime.
Prej tyre 365 kanë qenë inspektime të rregullta, 92 inspektime kontrolluese dhe 133 të jashtëzakonshme.
Në Komisionin për Marrëveshje në Ministrinë e Mjedisit është ngritur procedurë për shkelje të kategorisë të tretë për një kompani nga Velesi, për të cilën gjoba maksimale arrin deri në 100 mijë euro.
“Është dorëzuar kërkesë për fillimin e procedurës penale ndaj një autori të panjohur për zjarr vënie në fshatin Kalishtë të Strugës. Në këtë periudhë janë realizuar edhe marrëveshje përmes komisionit për shlyerje në kuadër të Ministrisë së Mjedisit Jetësorë përmes të të cilave në 6 muajt e ardhshëm në buxhetin e shtetit do të duhet të hyjnë rreth 143 mijë euro”, tha Sreten Stojkovski- drejtor i Inspektoratit të Mjedisit.
Stojkovski shtoi se janë përgatitur 28 vendime, 18 për ndalim të punës, tri procedura për persona juridikë dhe tre urdhërpagesa për persona fizikë nga 250 euro secili në kundërvlerë denarë.
Gjatë këtij viti do të rritet edhe numri i inspektorëve pasi që është miratuar plani vjetor i këtij inspektorati për 6 punësime.
Duke nisur nga muaji maj në terren do të jenë 21 inspektorë. Inspektorati i Mjedisit prezantoi regjistrin digjital të subjekteve për inspektim në nivel shtetëror dhe lokal dhe bazës së të dhënave të inspektimeve të kryera. / Alsat.mk