Instagram po teston AI në mesazhe – çfarë mund të shohë dhe (keq)përdor?

Instagram ka filluar testimin e një veçorie të re që mund të ndryshojë ndjeshëm mënyrën se si ne përdorim mesazhet direkte në këtë rrjet social. Sipas informacioneve të fundit, kompania “Meta” po teston një opsion që do të lejojë inteligjencën artificiale të analizojë dhe menaxhojë mesazhet tuaja private në “Instagram”.

Studiuesi i njohur i aplikacioneve Alessandro Palucci zbuloi fillimisht këtë funksionalitet të ri, i cili aktualisht është në fazën e testimit. Opsioni i ri “Krijo detyrë” do të shfaqet drejtpërdrejt në mesazhet tuaja private dhe do të lejojë inteligjencën artificiale të krijojë detyra bazuar në përmbajtjen e bisedave tuaja.

Edhe pse kjo mund të tingëllojë praktike, ajo ngre pyetje serioze se sa e sigurt është të lejosh sistemet e “AI” të kenë akses në bisedat tona private.

A e respekton vërtet “AI” privatësinë?

Kjo veçori është pjesë e strategjisë më të gjerë të Meta për të integruar inteligjencën artificiale në të gjitha aspektet e platformave të saj. Megjithatë, ndryshe nga chatbot-et tipike që thjesht u përgjigjen pyetjeve, kjo “AI” do të jetë në gjendje të ndërmarrë veprime specifike bazuar në mesazhet tuaja.

Shqetësimi më i madh i përdoruesve në mbarë botën është fakti se inteligjenca artificiale do të ketë akses të drejtpërdrejtë në bisedat private. Edhe pse Meta pretendon se sistemi do të jetë i sigurt dhe miqësor ndaj privatësisë, ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë për rreziqe të mundshme.

Pyetja kryesore është se si do të përdoren të dhënat nga bisedat private dhe nëse vërtet do të mbrohen plotësisht nga keqpërdorimi.

“AI” që funksionon për ju

Sipas informacioneve fillestare, sistemi do të jetë në gjendje të krijojë kujtesë për ngjarje të rëndësishme, të planifikojë takime dhe madje të blejë produkte të përmendura në biseda.

Megjithatë, përvojat me sisteme të ngjashme “AI” tregojnë se inteligjenca artificiale nuk funksionon gjithmonë pa të meta. Në disa raste, AI porosiste produkte të padëshiruara ose zgjodhi opsionet më të shtrenjta në vend të atyre më të përballueshme.

Me këtë funksionalitet të ri, Instagram po bën një hap të madh drejt automatizimit, por në të njëjtën kohë ngre pyetje të shumta në lidhje me sigurinë dhe privatësinë e përdoruesit.

LEXO EDHE:

Back to top button