Integrimi: Filipçe akuzon për manipulime dhe kritikon narrativën politike mbi pakicat

Gazetare: Fatlume Dervishi

VMRO-DPMNE-ja përpiqet të fajësojë BE-në për mungesën e reformave në vend. Kështu tha kreu i LSDM-së Venko Filipçe i cili shtoi se vendi duhet të plotësojë reformat dhe të bëjë ndryshimet kushtetuese. Filipçe tha se secili që mbështet integrimin në BE llogaritet si tradhtar nga qeveria e cila nuk dëshiron integrimin për shkak të, siç tha ai, krimit dhe korrupsionit të saj.

“Deri dje ne ishim fajtor për gjithçka. Sot është fajtor Brukseli dhe gjithë BE-ja. Shkurt, Timço aspak nuk ka shkaktuar stuhi atje. Ka qenë më i qetë se shiu i vjeshtës. Mucunski, njëjtë si Mickoski në shtëpi, para qytetarëve vendas flasin një gjë, dhe në Bruksel flasin tjetër gjë. Sot përsëri e pamë dhe e dëgjuam këtë. Nuk i kanë plotësuar reformat dhe nuk kanë çfarë të kërkojnë në Bruksel. Por e rëndësishme është çfarë duan t’u plasojnë qytetarëve, gënjeshtra dhe manipulime. Këto lajme që dalin nga kuzhinat e VMRO-ja janë gënjeshtra për manipulimin dhe ndarjen e qytetarëve; ato që janë me BE-në janë tradhtar, kurse ato që mendojnë se e ruajnë identitetin maqedonas janë patriot. Përveç që duhet të plotësohet axhenda e reformave dhe të aplikohen ligje evropiane është e rëndësishme se duhet të përfshihen edhe pakicat në Kushtetutë. T’u sqaroj qytetarëve që i lexojnë lajmet e mediave të Orbanit; pakicat nuk janë njerëz të rinj që duhet të vinë këtu, ata janë qytetarët tanë, qytetarët e Maqedonisë, miq dhe fqinjët tuaj. Si nuk e kuptoni se problem nuk janë pakicat? Problem është krimi dhe korrupsionit i kësaj qeverie kriminele,” deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

 

LEXO EDHE:

Back to top button