“Integrimi”, Kos: Shpresojmë të bëhen ndryshimet kushtetuese
“Integrimi”, Kos: Shpresojmë të bëhen ndryshimet kushtetuese

Komisionerja për zgjerim e BE-së përsëriti qëndrimin e unionit për zhbllokimin e rrugës Evropiane të vendit. Sipas saj, Maqedonia duhet të zbatojë ndryshimet kushtetese me qëllim që të lëvizë në procesin e hapjes së kapitujve. Kos do të viziojë Malin e Zi së shpejti për t’i uruar për përparimin kurse në shkurt do të vizitojë edhe Shqipërinë.
“Në shpresojmë që Maqedonia do ta zbatojë angazhimin për të ndryshuar kushtetutën dhe jam e sigurt se sapo të fillojmë punën me Maqedoninë e Veriut, me mbështetjen e Bullgarisë. Ne, më në fund kemi lëvizje në Ballkanin Perëndimor dhe shpresoj se zhvillimet pozitive do ta rrisin energjinë edhe në të gjitha vendet tjera, përfshirë edhe Serbinë. E dini se në dhjetor s’mundëm të hapim kllasterin tjetër të konkurrencës në Serbi sepse ata duhet të plotësonin disa angazhime. Tani jemi duke ndjekur një non-paper. Prandaj kur flas për sistemin e meritave, nuk flas vetëm për procesin e negociatave por edhe për atë që ata kanë premtuar që do ta zbatojnë, me qëllim të hapim kllasteret”, deklaroi Marta Kos, komisionere për zgjerim. /Alsat.mk