Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Irani, fushatë dezinformuese

Inteligjenca amerikane: Rusia dhe Irani, fushatë dezinformuese

Zyrtarët e inteligjencës amerikane dhe ata të sigurisë kanë akuzuar Rusinë dhe Iranin për intensifikimin e sulmeve kibernetike dhe fushatave dezinformuese që thanë se synojnë të ndjellin përçarje, teksa amerikanët votojnë në zgjedhjet presidenciale. Aktorët e ndikimit, të lidhur me Rusinë, “po krijojnë video dhe artikuj të rremë për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve, për të nxitur frikë te votuesit sa i përket procesit zgjedhor dhe duke sugjeruar që amerikanët po përdorin dhunë ndaj njëri-tjetrit për shkak të preferencave politike”, u tha në njoftimin e lëshuar nga Zyra e drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, Byroja Federale e Hetimit dhe Agjencia për Siguri Kibernetike dhe Siguri të Infrastrukturës. “Këto përpjekje rrezikojnë të nxisin dhunë, përfshirë ndaj zyrtarëve zgjedhorë”, thanë këto agjenci. Përderisa “Rusia është kërcënimi më aktiv”, u tha në njoftim, Irani po ashtu mbetet “një kërcënim i rëndësishëm i ndikimit të huaj” për zgjedhjet amerikane. Agjencitë u bënë thirrje votuesve “që të informohen nga burime të besueshme, zyrtare, veçmas nga zyrtarët shtetërorë dhe lokalë zgjedhorë” në dritë të “përpjekjeve të vazhdueshme të ndikimit nga armiqtë huaj dhe rritjes së përmbajtjes joautentike në internet”. Si Teherani, ashtu edhe Moska kanë mohuar se luajnë rol në ndonjë fushatë dezinformuese gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button