Inteligjenca artificiale do të bëjë kërdi me paratë! Përdorimi i “AI” në financa është një rrezik i madh, dhe ja pse

Inteligjenca artificiale do të bëjë kërdi me paratë! Përdorimi i "AI" në financa është një rrezik i madh, dhe ja pse

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, po paralajmëron bankierët dhe drejtuesit e teknologjisë se përdorimi i inteligjencës artificiale (AI) në financa, përveç përfitimeve të pamohueshme të saj, mbart edhe rreziqe të konsiderueshme, sipas komenteve të përgatitura.

Sipas CNN, e cila kishte akses në shënimet, Jalen thekson se investitorët tashmë po përdorin inteligjencën artificiale për menaxhimin e portofolit dhe si një mjet për të ndihmuar në parashikimin e lëvizjeve të ardhshme të tregut.

Përveç kësaj, inteligjenca artificiale është gjithashtu e dobishme për bankat që e përdorin atë për të luftuar mashtrimin dhe për të mbështetur klientët.

Sekretari amerikan i Thesarit, megjithatë, vë në dukje rrezikun e një situate në të cilën shumë pjesëmarrës të tregut mbështeten në të njëjtat të dhëna dhe modele.

Me fjalë të tjera, nëse shumë investitorë mbështeten në mjete që japin të njëjtin rezultat, kjo mund të shkaktojë bllokime dhe stanjacion në treg.

 

Jalen theksoi gjithashtu “rrezikun e përqendrimit” që rrjedh nga fakti se vetëm disa kompani në botë prodhojnë modele me inteligjencë artificiale. Nëse ndonjë prej tyre bie, do të godasë shumë kompani të Wall Street.

– Modelet e inteligjencës artificiale ndonjëherë mund të marrin vendime të njëanshme, të cilat mund të jenë një problem i madh në botën reale, veçanërisht kur bëhet fjalë, për shembull, për marrjen e vendimeve financiare për një kredi – përfundon Jalen.

LEXO EDHE:

Back to top button