Inteligjenca britanike: Vazhdojnë bombardimet pranë centralit bërthamor Zaporizhzhia

Inteligjenca britanike: Vazhdojnë bombardimet pranë centralit bërthamor Zaporizhzhia

Inteligjenca britanike ka publikuar një raport në të cilin thekson se vazhdojnë luftimet e ashpra në Ukrainën jugore – duke përfshirë bombardimet në Enerhodar, pranë termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, të kontrolluar nga Rusia, sipas BBC.

Raporti fokusohet gjithashtu në stërvitjen ushtarake ruse Vostok, e cila filloi në Rusinë lindore të enjten, pavarësisht konfliktit në Ukrainë. Ndërsa Rusia ka pretenduar se 50,000 trupa do të marrin pjesë, nuk ka gjasa që të jenë përfshirë më shumë se 15,000 personel  këtë vit, sipas ministrisë së mbrojtjes.

“Performanca ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka theksuar se stërvitjet strategjike ushtarake të saj, si Vostok, kanë dështuar të mbështesin aftësinë e ushtrisë për të kryer operacione komplekse në shkallë të gjerë,” shton raporti.

LEXO EDHE:

Back to top button