Intepelanca për Gashin: Mickoski: Papjekuri politike e LSDM-së dhe BDI-së
Intepelanca për Gashin: Mickoski: Papjekuri politike e LSDM-së dhe BDI-së

VMRO-DPMNE në pushtet nuk do ta përkrahë iniciativën për interpelancë të kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Siç shtoi ai, partia kishte një numër të madh të argumenteve për marrjen e një qëndrimi të tillë. Ai e quajti iniciativën marrëzi dhe papjekuri politike, shkruan Alsat.
“Kjo është papjekuri, do të thosha marrëzi e koalicionit LSDM, BDI dhe partisë E Majta dhe se absolutisht nuk ka bazë për interpelancë të kryeparlamentarit Gashi dhe ne nuk do ta mbështesim një iniciativë të tillë dhe kemi një sërë argumentesh pse nuk duhet ta bëjmë. atë”, tha ai Mickoski. /Alsat.mk