Inter-Barcelona, katër futbollist në tryezën e bisedimeve

Presidenti katalan, Zhoan Laporta dhe drejtori sportiv Alemany përfituan nga transferta portugeze e zikaltërve, për të zbarkuar në Oporto të martën, ku edhe takuan homologët e tyre te Interi, Marota e Ausilio.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit më të lartë të të dy klubeve kanë folur për lojtarë si Kesi e Brozovic, për të cilët është negociuar edhe në janar, por edhe emra të rinj si Umtiti e Zhordi Alba.

Trajneri Çavi vijon të kërkojë me ngulm kroatin Brozoviç, i cili nuk është më titullar te Interi, me shpërthimin e Çalhanoglu dhe zikaltrit janë gati ta japin, por me një kusht. Duan në këmbim mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, Frenk Kesi, i cili u transferua te Barcelona verën e kaluar, pasi i përfundoi kontrata me Milanin.

LEXO EDHE:

Back to top button