Inter Majami në gjysmëfinale, Messi shënon gol dhe 3 asiste

Inter Majami ka regjistruar një fitore të madhe në udhëtim te Sinsinati, duke triumfuar me rezultat 0-4 në kuadër të “Play-Off”-it në MLS.

Skuadra e drejtuar nga Havier Maskerano arriti këtë fitore falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme të Lionel Mesit, i cili shënoi një gol dhe dhuroi tre asistime.

Argjentinasi zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, kur shënoi me kokë për 0-1. Në pjesën e dytë, Mesi vazhdoi të shkëlqejë, duke asistuar fillimisht Silvettin në minutën e 57-të, e më pas Allenden, i cili realizoi dopietë në minutat 62 dhe 74. Në gjysmëfinale, Inter Majami do të përballet me Nju Jork Sitin.

LEXO EDHE:

Back to top button