Inter, Napoli, Barça dhe një skuadër franceze në “garë” për Ounahi

Azedine Ounahi e afirmoi emrin e tij, me ato paraqitje fantastike me Marokun, në Kupën e Botës, “Katar 2022”. Mesfushori maroken ishte një nga zbulimet dhe tashmë disa skuadra janë duke ndjekur hapat e tij, me kontakte të drejtpërdrejta me Anzherin dhe shoqëruesit e tij.

Mes tyre është edhe Interi, por edhe Napoli e sipas zërave të fundit të konfirmuar edhe disa ekipe nga Franca janë të interesuara.

Sipas mediave, “zikaltrit” dhe Napoli janë në garë për lojtarin, ashtu si Barcelona, por deri më tani, skuadra më favorite duket të jetë Olimpik Marsej, e cila në javët e ardhshme do të formulojë një ofertë 20-25 milionë euro për mesfushorin e Anzherit. /abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button