Interesim i ulët për miqësoren ndaj Bullgarisë, mësohet sa bileta janë shitur
Kombëtarja e Shqipërisë të martën do të zhvillojë miqësoren ndaj Bullgarisë, në stadumin “Air Albania”, në orën 18.00.
Ndryshe nga Republika Çeke, ku shitja e biletave ishte me ritëm të frikshëm dhe për tri orë u mbaruan të gjitha, për duelin ndaj ballkanasve ka interes të ulët.
Deri më tani janë shitur mbi 7 mijë bileta, ndërkohë që deri orën e ndeshjes pritet që numri të shkojë deri në 10 mijë.








