Interesim rekord për biletat e Botërorit “Katar 2022”

Ka përfunduar faza e dytë e shitjes së biletave për Botërorin e Katarit dhe që tani dihet numri i biletave të shitura. Pritet interesimi i madh i futbolldashësve, të cilët kanë blerë 1.2 milionë bileta për ndeshjet e nëntorit dhe dhjetorit. I vetmi shqetësim i shoqatave të tifozëve, janë çmimet e fluturimeve dhe akomodimit, si dhe të drejtat e njeriut në vendin pritës të Botërorit të këtij viti.

Para shitjes së biletave, organizatorët e turneut konfirmuan se kishin marrë mbi 40 milionë aplikime nga tifozët në mbarë botën. Për momentin, nuk ka një datë të saktë se kur duhet të fillojë faza e tretë e shitjes.

Botërori në Katar do të jetë unik, pasi që është i pari që organizohet në kohën e dimrit, nga 21 nëntori, e deri më 18 dhjetor.

LEXO EDHE:

Back to top button