Interi dërgon ofertën e re për Romelu Lukakun

Oferta e Interit është gati në tavolinë për Romelu Lukaku dhe do të zyrtarizohet këtë javë. “Zikaltërit”, të cilët kthehen në punë më 13 korrik për sezonin e ardhshëm, mezi presin dhe dëshirojnë të zgjidhin sa më shpejt çështjen e sulmuesit belg, i cili tashmë është lojtar i Çellsit, pasi i përfundoi huazimi në Milano.

Interi ka gati ofertën një marrëveshje huazimi prej 5 milionë euro për një sezon dhe të drejtën e blerjes për 30 milionë euro maksimumi. Çellsi është duke menduar shitjen përfundimtare të belgut, por fillimisht ka kërkuar 40 milionë euro për kartonin e tij.

Këtë javë pritet të dorëzohet oferta zyrtare e Interit dhe së shpejti do të ketë të reja në lidhje me këtë tentativë. Lukaku e ka shprehur publikisht disa herë që dëshiron vetëm Interin, madje ai refuzoi edhe milionat nga Arabia Saudite.

LEXO EDHE:

Back to top button