Interi dhe Çellsi nisin bisedimet, nënkampionët e Evropës kërkojnë dyshen Kulibali-Lukaku

Merkatoja e Interit ka hyrë në ditët e saj më të rëndësishme. Kjo sepse zikaltërit, pas takimit me trajnerin Inzagi, i cili kërkoi garanci për skuadrën për sezonin e ardhshëm, tani duhet të përballen me kërkesat e rënda të klubeve angleze për xhevahirët e tij. Ashtu si në të kaluarën, edhe këtë herë radha është e Andre Onana.

Çellsi është serioz për portierin kamerunas, mund të vendosë në pjatë Lukakun dhe Kulibalin, por është e qartë se nuk do të bëjë zbritje në çmimin e tyre dhe huazimi i plotë nuk do të mjaftojë për të zbritur shumën e kërkuar nga Interi.

Për më tepër, Inzagi nuk do të dëshironte të humbiste Onanën, edhe nëse në atë moment klubi mund të përpiqet të nënshkruajë me Guglielmo Vikario nga Empoli.

Ndërkohë, takimi me Çellsin shërbeu për të kuptuar qëllimet e vërteta të klubit. Sepse thashethemet e ditës së fundit thoshin se Poketinjo do të dëshironte të luante me Kepa-n në portë, duke braktisur kështu objektivin e klubit i cili është Onana. Interi dëshiron Lukakun dhe Kulibalin, por Çellsi nuk dëshiron të bëjë ulje për huazimin e tyre. Por gjithsesi nuk është folur vetëm për këta ta tre, por edhe për Trevor Çabollah dhe Loftus Çik.

LEXO EDHE:

Back to top button