Interi e fut në dietë Lukakun, ky i fundit u rikthye në stërvitje në mbipeshë
Interi e fut në dietë Lukakun, ky i fundit u rikthye në stërvitje në mbipeshë

Romelu Lukaku u largua nga Italia vitin e kaluar në formën më të mirë të karrierës së tij, por ai është rikthyer te Interi me mbipeshë, pas sezonit të tij të vështirë te Chelsea.
29-vjeçari iu nënshtrua një diete të veçantë gjatë aventurës së tij të parë në “Giuseppe Meazza”, pasi ai ishte në formë jo të mirë fizike pas kohës së tij te Manchester United.
Historia është përsëritur, pasi Interi e ka vënë sërish belgun në një dietë pasi ka shtuar kilogramët sa ishte në “Stamford Bridge”, përcjell KosovaPress.
Para transferimit të tij prej 115 milionë eurosh te Chelsea verën e kaluar, Lukaku e kishte ulur veten në një peshë prej 101 kilogramëve, diçka që tani Interi po përpiqet ta ndihmojë atë për t’u rikthyer.