Hajduku dhe Interi ranë dakord të mërkurën mbi detajet përfundimtare të transferimit të Branimir Mllaçiq. E
kipi nga Spliti duhet të marrë 5.5 milionë euro nga klubi i Milanos, bonuse të mundshme që lidhen me performancat e Mlaçiqit tek Interi me vlerë 2 milionë euro dhe 20 për qind të shitjes së ardhshme të Mllaçiq.
Gjithashtu u ra dakord që Mlaçiq të qëndrojë te Hajduku për pjesën pranverore të sezonit si lojtar i huazuarQendërmbrojtësi i talentuar 18-vjeçar duhej të shkonte në Milano në mbrëmje dhe t’u nënshtrohej vizitave mjekësore. Megjithatë, kjo nuk ndodhi,
Mllaçiq është ende në Split dhe do të vazhdojë të stërvitet me Hajdukun./Indeksonline/








