Interi kompeton repartin e mbrojtjes, firmos edhe me mbrojtësin gjerman

Ditë mjaft të rëndësishme në merkato për Interin, që duket se po nxiton për të kompletuar organikën para 8 korrikut, kur pritet të nisin edhe përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Kështu “zikaltrit” kanë arritur akordin me sulmuesin francez Markus Turam dhe mbrojtësin spanjoll Cesar Azpilicuesta, të cilët pritet të prezantohen edhe zyrtarisht te Interi.

Ndërkohë, Marota dhe Ausilio kanë “në xhep” edhe mbrojtësin gjerman Yan Bisek, i cili është duke luajtur Europianin U21 me Gjermaninë. “Zikaltrit” kanë arritur akordin me Bisek dhe do të paguajnë klauzolën prej 7 mln eurosh në arkat e Aarau-s.

Me Bisek e Azpilikuetën, por edhe De Vrij, Bastonin e Açerbin, prapavija zikaltër duket e kompletuar, ndërsa në mesfushë objektivi i madh është Davide Fratesi. Me mesfushorin është arritur marrëveshja dhe palët presin shitjen e Brozoviç për të kompletuar transferimin e Fratesit nën urdhrat e Inzagit.

Sa i përket sulmit, të sigurt për sezonin e ri janë Lautaro e Turam, teksa do të provohet edhe rikthimi i Lukakut, për të kompletuar repartin.

LEXO EDHE:

Back to top button