VIDEO / Interi nuk fiton, por bëhet gati për Milanin

Man. Siti siguroi një biletë për në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve teksa barazoi 1-1 në Gjermani ndaj Bajern Munihut. Pas triumfit 3-0 në Angli, bavarezët u eliminuan, ndërsa sa i përket ndeshjes në “Allianz Stadium” protagonist ishte Erling Haaland.

Ky i fundit humbi penallti në pjesën e parë, mirëpo në fraksionin e dytë, norvegjezi korigjoi shënjestrën dhe kaloi në avantazh “qytetarët”. Në fund, Kimih barazoi shifrat, një gol që rezultoi sa për statistikë. Në gjysmëfinale, Siti do të përballet me Real Madridin.

 

Interi barazoi 3-3 ndaj Benfika-s në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve. Megjithatë, “zikaltërit” avancuan për në gjysmëfinale falë fitores 2-0 në Portugali. Në fakt, u duk se Inter do ta fitonte ndeshjen me lehtësi pasi shënuan të parët me Barellan. Por, miqtë nuk u dorëzuan edhe pasi shifrat shkuan në 3-1 duke barazuar në fund 3-3. Por, ky rezultat nuk ishte i mjaftueshëm teksa Inter në gjysmëfinale pret Milanin me derbin e Italisë që këtë herë zhvendoset në Europë.

 

LEXO EDHE:

Back to top button