Interi pa Çalhanoglu dhe Bastonin ndaj Udinezes

Si të mos mjaftonte humbja me Bolonjën, që ka lënë fatin e titullit në duart e Milanit, Interin e pret në fundjavë një tjetër transfertë e komplikuar, si ajo ndaj Udinezes, që triumfoi me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Fiorentinës.

Trajneri Simone Inzagi do të duhet t’u ngrejë moralin shpejt, për të përgatitur ekipin për transfertën friuliane. Në të njëjtën kohë duhet të bëjë llogaritë edhe me mungesat, pasi dy prej titullarëve janë thuajse të konfirmuar. Hakan Çalhanoglu ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit, teksa lajme të këqia vijnë nga infermieria edhe për mbrojtësin Alesandro Bastoni, situata e të cilit do të mbahet në monitorim, me shpresën që të rikuperohet për finalen e Kupës së Italisë.

Në dyshim është edhe kapiteni Samir Handanovic, me të cilin fizio-terapistët po punojnë që ta rikuperojnë sa më shpejt, aq më tepër pas gabimit të rëndë që bëri Ionut Radu ndaj Bolonjës.

LEXO EDHE:

Back to top button