Interi pas Martinezit planifikon edhe 3 kontrata të reja

“Gazzetta Dello Sport” ka bërë një përmbledhje të situatës së rinovimeve te skuadra e Inter. Ajo ka zbuluar planet që ka Bepe Marota, drejtorit sportiv i klubit zikaltër.
I pari në listën e rinovimeve është padyshim sulmuesi argjentinas Lautaro Martinez. Interi kërkon ta blindojë me një kontratë deri në vitin 2028, duke e shtyrë edhe me dy vite kontratën aktuale, për ta bërë lojtarin më të paguar në Serie A.
Një tjetër emër në listë është ai i mesfushorit armen Henrikh Mkhitarian, të cilit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni. Inter do t’i ofrojë 34-vjeçarit një kontratë 2-vjeçare dhe nuk pritet ndonjë vështirësi në arritjen e marrëveshjes. E njëjta situatë edhe me mbrojtësin Federiko Dimarko, që klubi synon t’ia shtyjë deri në vitin 2028 kontratën aktuale (2026), pasi trajneri Inzagi e konsideron të rëndësishëm.
Në fund është holandezi Denzel Damfries, të cilit i skadon kontrat në vitin 2025 dhe klubi synon t’ia shtyjë edhe me dy vite të tjera.