Interi po mendon për sulmuesin e Liverpullin

Roberto Firminjo është një emër i ri për të cilin Interi po mendon për sulmin e së ardhmes. Sipas “Gazzetta dello Sport”, braziliani pëlqehet nga “zikaltërit”, por do të jetë e mundur nëse dhe vetëm nëse Lukaku do të largohej Interi.

Drejtuesit “zikaltër” kanë filluar të mendojnë për Firminjon, por paga e tij prej 10 milionë euro në sezon është një shifër më e lartë se limiti aktual i Suning për pagat.

Por edhe në këtë rast efekti përfitues i Dekretit të Rritjes i vjen në ndihmë Marotës dhe Ausilios. Kështu, në rast se sulmuesi brazilian kërkon një neto prej rreth 8 milionë euro, bruto do t’i kushtonte klubit zikaltër vetëm 10,5 milionë, pak më pak se sa duhet tani për të mbajtur Lukakun në huazim./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button