Interi regjistron një rekord negativ në Ligën e Kampionëve

Skuadra e Interit ka shkruar një rekord negativ në historinë europiane, duke humbur tri ndeshje radhazi në një edicion të vetëm të Ligës së Kampionëve për herë të parë ndonjëherë.

Zikaltrit u mposhtën fillimisht 2 me 1 nga Atletiko Madrid, në një përballje të vështirë që nxori në pah problemet e tyre mbrojtëse.

Më pas erdhi humbja 0-1 ndaj Liverpulli, ku Interi nuk arriti të përballojë intensitetin dhe ritmin e lartë të anglezëve. Seria negative u kompletua me disfatën 1 me 3 kundër Arsenalit, duke thelluar krizën e rezultateve në arenën europiane.

Këto 3 humbje radhazi kanë vënë në dyshim serioz objektivat e Interit për këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Skuadra italiane tashmë ndodhet nën presion të madh për të reaguar në ndeshjen e mbetur ndaj Borusia Dortmund. Çdo hap fals i radhës mund t’u kushtojë shtrenjtë zikaltërve në garën për kualifikim.

LEXO EDHE:

Back to top button