Interi shton buxhetin përmes sponsorëve të ndryshëm

Skuadra e Interit dhe kompania “Nike” po punojnë së bashku për të rënë dakord për një marrëveshje të re tetë-vjeçare, e cila do të përbëjë gjysmën e fitimeve të tyre vjetore prej rreth 50 milionë euro nga sponsorët e fanellave.
“Nerazzurrët” dhe gjiganti i veshjeve sportive kanë punuar së bashku që nga viti 1998, kur “Nike” mori drejtimin nga kompania “Umbro”. Sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, marrëveshja e re e Interit me “Nike” do t’i shohë të ardhurat e tyre nga partneriteti pothuajse të dyfishohen. Marrëveshja e re tetëvjeçare, e cila do të skadojë në qershor 2030, do t’i bëjë “Nerazzurrët” të fitojnë rreth 25 milionë euro në vit, plus bonuse.
Lëvizja e “DigitalBits” nga sponsori i mëngës në sponsor kryesor të fanellës do të shohë rritjen e kontributit të tyre nga 23 milionë euro në 30 milionë dhe pozicioni i Lenovo si sponsor mbrapa në fanellë është konfirmuar, duke garantuar 5 milionë euro tjera.
Duke marrë parasysh pozicionin e pasigurt ekonomik të raportuar të Interit, këto lloje marrëveshjesh sponsorizimi janë absolutisht jetike për të ndihmuar në mbajtjen e buxhetit në kontroll.