Interi vendos prioritetin për merkaton e verës, nuk është Zirkzee

Interi preferon shërbimet e sulmuesit Albert Gudmunson, para holandezit Xhoshua Zirkzee. Raportet e fundit tregojnë se Interi ka vendosur të nënshkruajë me sulmues islandez gjatë afatit kalimtar të verës. Edhe me ardhjen e Mehdi Taremit nga Porto, zikaltërit nuk e ndjejnë se skuadra e tyre ka thellësi dhe shkathtësi të mjaftueshme në sulm.

Prandaj, Interi do të përpiqet të përforcojë sulmin me një nënshkrim më një sulmues më shumë. Dy emra kanë qenë në fokusin e kampionëve të Italisë. Dhe ata kanë qenë ndër lojtarët e spikatur në Serie A këtë sezon. Sulmuesi i Xhenoas, Gudmundson, ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 3 asistime në Serie A këtë sezon. Zirkzee i Bolonjës, ndërkohë, ka gjetur rrjetën 12 herë dhe ka asistuar 4 të tjera.

Si Gudmundson ashtu edhe Zirkzee sigurisht që do të ishin objektiva ambiciozë për Interin. Si fillim, Interi beson se do të jetë në gjendje të gjejë një marrëveshje me Xhenoan për nënshkrimin e islandezit. Interi e konsideron profilin e Gudmundson si mjaft unik.

Ish-lojtari 26-vjeçar i AZ Alkmaarit është një driblues i aftë për të manovruar topin në hapësira të ngushta. Pasi, nëse ka një gjë që i mungon skuadrës aktuale të Interit, është ajo lloj cilësie teknike.

LEXO EDHE:

Back to top button