Interi vendosë t’i largojë dy lojtarë
Interi vendosë t’i largojë dy lojtarë

Humbja e mbrëmshme në derbin ndaj Milanit, përveçse dekretoi largimin e Interit nga Kupa e Italisë, mund të kishte shënuar edhe të ardhmen e dy lojtarëve të “Nerazzurrëve”. Ndër mangësitë e panumërta të djemve të Simone Inzaghit , çmimin mund ta paguajnë veçanërisht dy lojtarë të Interit me një transferim në afatin kalimtar veror.
Siç raportohet mëngjesin e sotëm nga “La Gazzetta dello Sport”, si Asllani ashtu edhe Taremi rrezikohen seriozisht të largohen nga Interi pas disa javësh, pasi të përfundojë sezoni. Sipas këtij raporti klubi “Nerazzurrë” tashmë e ka kuptuar se të dy nuk janë në të njëjtin nivel me ThuLa dhe Calhanoglu. Prandaj vendimi për të mos u dhënë më shanse dy lojtarëve dhe për të vazhduar me lamtumirën e afërt, përcjellë KosovaPress.
Edhe pse Taremi erdhi vitin e kaluar si një qendërsulmues me eksperiencë me karakteristika për t’u integruar mirë si me Lautaron ashtu edhe me Thuramin , duket se tashmë është refuzuar nga Interi. Sa i përket Asllanit, megjithatë, duket se ka mbetur vetëm premtimi për talentin që klubi kishte parë te Empoli, ndërkohë që diferenca krahasuar me Calhanoglu ndër vite ka ngelur shumë e madhe.