Interpelanca, Joveski mund të shkojë në pension

Interpelanca, Joveski mund të shkojë në pension

Kryeprokurori publik Lubomir Joveski mund të shkarkohet vetëm pak javë para skadimit të mandatit pasi në rend dite në Kuvend është vendosur Interpelanca ndaj tij e iniciuar nga opozita shqiptare Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike. Puna e Joveskit dhe përgjegjësia për mosveprim në bazë të detyrimeve të tij në rastin e Spitalit Modular do të shqyrtohen në seancën e radhës parlamentare e caktuar për më 2 nëntor por e vendosur si pikë e 13 e rendit të ditës. “Kjo interpelancë ka për qëllim të ngrejë në debat publik parlamentar pretendimet se Prokuroria Publike ka fshehur fakte dhe informacione gjatë gjithë procedurës për të mbrojtur kështu disi politikën dhe pjesëtarët e elitave të biznesit që kanë qenë të përfshirë në ndërtimin e spitaleve modulare”, thanë nga opozita gjatë dorëzimit të interpelancës. Nisma do të mbështetet edhe nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Por gjithsesi, mandati i Joveskit si kryeprokuror skadon në dhjetor dhe ai deri tani nuk ka marrë mbështetjen e duhur për t’u bërë gjykatës në Gjykatën Kushtetuese. Edhe pse e propozoi, pas zënkës publike me Joveskin, pushteti tani është i përmbajtur në mbështetjen për të. Karriera e tij mund të mbyllet këtu, duke dalë në pension pothuajse në moshën 70 vjeçare. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button