Interpelanca për ministrat Mariçiq dhe Nikollovski, sërish në procedurë parlamentare

Interpelancat për ministrat Bojan Mariçiq dhe Ljupço Nikollovski kane hyre përsëri në procedurë parlamentare dhe do te shqyrtohen në seancën e pare të radhës, shkruan Alsat. VMRO-DPMNE konfirmoi se ka dorëzuar përsëri nismat me datë të re dhe njoftim te kryetari i Kuvendit se qëndrojnë pas nismave. Nga partia thonë se presin që nismat të shqyrtohen në seancën e datës 18 maj, për secilën prej tyre duhet nga një dite e veçante për debat në Kuvend. Me herët nismat e para për interpelanca ndaj Mariçiq dhe Nikollovskit nuk ishin shqyrtuar për shkak se, siç deklaronte kryeparlamentari, ishin tejkaluat afatet dhe procedurat e përcaktuara me rregullore

LEXO EDHE:

Back to top button