Intervista pa frena: Maldini godet Kardinalen, flet edhe për Ibrën e Mesin

Paolo Maldini, ikona e Milanit, në një intervistë “pa frena” për “Repubblica”, akuzoi ashpër Kardinale-n, teksa zbulon edhe prapaskenat e shkarkimit të tij.

“Ai kërkonte që unë të fitoja Ligën e Kampionëve, por kishte vendosur prej kohësh të më shkarkonte. Ai erdhi dhe më tha që unë dhe Massara jemi të shkarkuar, duke u justifikuar se kishim raport të keq me Frulanin, ndërkohë që unë me të jam takuar vetëm një herë dhe kemi shkëmbyer katër mesazhe. Mu kërkua të ndërtoja një plan për të fituar Ligën e Kampionëve. Unë e bëra këtë plan me Massara dhe me një mik konsulent, ia dërguam, por nuk morën kurrë një përgjigje”.

Ish drejtori sportiv i Milanit u ndal më pas tek disa marrëveshje të mbyllura dhe ato të ngelura në tentative.

“Për Ibrën duheshin shumë takime, shumë konsulta, ndërsa më kontestuan për De Ketelaere, Leao, Benaser dhe Teo-n nuk e pëlqenin.

 

Messi?

Ishte i lirë pas Barcelonës, por mbeti vetëm një ide pasi Leonardo më tha që e kishte mbyllur me PSZH, do të shkonte aty.

 

Pioli?

Ai duhet falënderuar, por i kanë dhënë detyra të tjera që e bëjë atë të jetë gjithnjë e më shumë i vetmuar”, u shpreh Maldini.

LEXO EDHE:

Back to top button