Investitorët e huaj mund të instalojnë fotovoltaikë

Investitorët e huaj mund të instalojnë fotovoltaikë

Gazetar: Ile Petrevski

Investitorët e huaj marrin leje për të instaluar fotovoltaikë tre herë më shpejt. Ndërsa biznesmenët vendas ankohen se u duhet një vit për të marrë të gjitha dokumentet nga komuna, apo institucionet e tjera shtetërore. Përparësia e investitorëve me kapital të huaj në vend është se të gjitha procedurat burokratike sigurohen nga Drejtoria e Zonave të Zhvillimit Teknologjik. Përveç kësaj, energjia e tepërt që ata prodhojnë do të mund të futet në rrjetin energjetik.

“Energjia që do të gjenerohet në centrale do të përdoret ekskluzivisht për nevojat e tyre. Jemi duke punuar në një model që do të mundësojë që kapaciteti ekzistues, i cili nuk është i nevojshëm për nevojat e tyre, të futet në rrjet dhe të jetë i disponueshëm, natyrisht me çmime shumë më të ulëta se çmimet e tregut për subjektet e tjera afariste, që nuk operojnë brenda zonave”, tha Jovan Despotovski -drejtor i ZZHTI.

Sipas të dhënave të publikuara, kriza aktuale energjetike nuk ndikon negativisht në punën e kompanive të huaja të vendosura në zonat industriale. Në fund të tremujorit të tretë të këtij viti janë regjistruar gjithsej 2.8 miliardë euro eksporte dhe vetëm në shtator eksportet kanë arritur në gjysmë miliardë euro. Në këtë rritje të vlerës së eksporteve ndikon edhe rritja e çmimit të produkteve që ata shesin. Sa i përket fuqisë punëtore, zonat kanë shënuar rritje të numrit të punëtorëve dhe tani ai arrin në 15600 të punësuar në investimet e huaja. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button