Inzagi: Fitorja ndaj Napolit na jep besim të madh

Simone Inzagi ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e Interit kundër liderëve të Serie A. Pas përfundimin të sfidës, ai ka folur për mikrofonat e “DAZN”.

“Ne jemi në një seri të mirë, pasi fituam kundër Napolit që ishte i pamposhtur dhe kështu është një injeksion i madh besimi, jam krenar për djemtë e mi sepse ata ndihmuan njëri-tjetrin në fushë, ishte një kënaqësi për t’i parë ata duke luajtur.

Një ndeshje e mrekullueshme edhe për publikun dhe për klubin. Kishte kuriozitet për t’u rikthyer pas kaq shumë ditësh pushimi, por isha i qetë sepse ishim stërvitur në mënyrën më të mirë që nga ajo kohë. Xheko po bën shumë mirë, ka teknikë dhe forcë, po na ndihmon shumë në këtë ecuri që nis nga larg.

96 minuta përqëndrim i lartë nga ana jonë, mund të kishim shënuar edhe më herët, por kishte pak paqartësi përveç aftësive të Meret. Skuadra e ka mbajtur gjithmonë përëndrimin lart, fitorja ndaj Napolit duhet të na japë besim të madh për të ardhmen”, është shprehur tekniku zikaltër Inzagi./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button