Inzagi nuk është i kënaqur me barazimin ndaj Xhenoa-s
Interi e ka nisur mbrojtjen e titullit të kampionit me një barazim dramatik në udhëtim te Xheno 2-2. Trajneri i Interit, Simone Inzagi, ka qenë shumë i pakënaqur me mënyrën se si ekipi i tij pa t’i ikte nga duart fitorja në ndeshjen ndaj Xhenoas. Skuadra vendase barazoi në sekondat e fundit të ndeshjes, derisa Inzaghi ka thënë se duhej të reagonin më mirë
“Ka zhgënjim, për mendimin tim djemtë luajtën një ndeshje serioze, të përqendruar. Ne patëm një pjesë të parë të mirë, ku krijuam shumë dhe pësuam një gol me fat, një aksident. Pastaj bëmë mirë që u rikuperuam, ishte rasti i Dimarkos me një ndalesë të mrekullueshme të Badeljit.
Në pjesën e dytë ishim më të ngadaltë për të qarkulluar topin, më pas në minutën e 84-t gjetëm golin e avantazhit dhe nuk u kënaqa. Pas golit duhej ta kishim menaxhuar më mirë topin. Duke pësuar dy gola të tillë është e vështirë të fitosh ndeshje si kjo. Është meritë e Xhenoas, por është një barazim që nuk na kënaq me atë që krijoi. Një skuadër si e jona, në avantazh në minutën e 84-të, nuk duhet të pësojë gol, sidomos në atë mënyrë.
Ishin episode, sepse e pashë skuadrën të përqendruar mendërisht. Nuk është një fushë e lehtë, ku ne gjithmonë kemi luftuar, por kam pasur ndjesi shumë të mira,” tha mes tjerash Inzagi.