Inzagi: Respekt për Benfikën, por synojmë të përsërisim suksesin

Nënkampioni i Evropës, Interi do të sfidojë të martën Benfikën, në një sfidë ku “zikaltërit” do kërkojnë 3 pikët e para në grupet e Ligës së Kampionëve për këtë sezon. Trajneri Simone Inzagi, në konferencën për shtyp vlerësoi rivalin, por u shpreh besimplotë se ekipi ka potencialin për të fituar.

 

“Do të jetë një ndeshje kërkuese, përballemi me një ekip që luan me intensitet shumë të lartë, i cili ashtu si Interi ka fituar të gjitha ndeshjet në kampionat, përveç një. Ata tashmë kanë fituar Superkupën, është një ekip i përbërë nga lojtarë që njihen.

 

Keni dyshime për  formacionin?

“Një trajner i ka gjithmonë ato, veçanërisht kur ka ndeshje të rëndësishme dhe ke pak kohë për t’u përgatitur për to. Vitin e kaluar, Liga e Kampionëve shkoi mirë, patëm një rrugëtim emocionues. Bëmë shumë sakrifica dhe e dimë se do të duhet të bëjmë sërish këtë vit të njëjtën gjë”.

 

Çfarë ndryshimi shihni te Benfika në krahasim me vitin e kaluar?

“Është një ekip i madh, ata kanë ndryshuar disa lojtarë sepse kanë sjellë një portier të ri, kanë dy mesfushorë të ndryshëm, është Di Maria dhe qendërsulmuesi ka ndryshuar. Ata kanë ndryshuar disa lojtarë që u japin atyre cilësi vendimtare, si Di Maria që të gjithë e njohim, por parimet e lojës janë të njëjta. Do të kërkoj një ndeshje shumë intensive,” tha ai.

 

LEXO EDHE:

Back to top button