Iraku akuzon Izraelin për përdorimin e hapësirës së tij ajrore për të sulmuar Iranin
Iraku akuzon Izraelin për përdorimin e hapësirës së tij ajrore për të sulmuar Iranin

Iraku ka paraqitur një ankesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duke dënuar Izraelin për “shkeljen” e hapësirës ajrore irakiane dhe përdorimin e saj për sulme ushtarake kundër Iranit.
“Kjo është një shkelje flagrante e sovranitetit të Irakut”, tha ministria e jashtme irakiane, duke i bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të marrë përgjegjësitë e tij dhe të veprojë për të “ndaluar përsëritjen e praktikave të tilla”.
Bëhet e ditur se tre raketa u gjetën këtë mëngjes në shkretëtirat e Irakut, shkruajnë mediat e huaja.
Njëra prej tyre, në provincën qendrore të Diyalas, nuk shpërtheu, ndërsa dy u gjetën në provincën jugore të Dhi Qar, duke lënë një krater katër metra të thellë.
Iraku më parë e ka dënuar “agresionin ushtarak” të Izraelit kundër Iranit si një “kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”.
Ndryshe, Ajtaollahu Ali al-Sistani, autoriteti suprem fetar për miliona shiitë në Irak dhe në mbarë botën, dënoi “krimet e entitetit pushtues në Palestinë” dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të “ushtrojë presion mbi agresorin dhe mbështetësit e tij për të parandaluar përsëritjen e sulmeve”.