Irani: Është shënjestruar objekti bërthamor në jug të Teheranit

Irani: Është shënjestruar objekti bërthamor në jug të Teheranit

Agjencia e lajmeve Fars, e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike (IRGC), raporton se pak minuta më parë janë dëgjuar dy shpërthime pranë objektit bërthamor të Fordow.

BBC shkruan se Fordow ndodhet në jug të Teheranit dhe rreth 32 kilometra në verilindje të qytetit qendror të Qomit. Objekti është ndërtuar rreth 100 metra nën tokë.

Më herët ka pasur raportime se njerëz në zonë kanë dëgjuar shpërthime pranë këtij objekti.

SHBA dhe fuqitë kryesore evropiane kishin shprehur më parë shqetësim për zbulimin e grimcave të uraniumit të pasuruar në nivelin 83.7% pikërisht në këtë vend.

Izraeli shënjestroi më herët gjatë ditës objektin bërthamor të Natanzit në provincën Isfahan të Iranit.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) deklaron se nivelet e rrezatimit jashtë objektit kanë mbetur të pandryshuara, ndërsa ndotja radioaktive brenda mund të menaxhohet me “masa mbrojtëse të përshtatshme”.

LEXO EDHE:

Back to top button