Irani fillon pasurimin e uraniumit

Kryetari i parlamentit të Iranit tha se vendi filloi të premten pasurimin e uraniumit deri në shkallën 60 për qind pastërti, niveli më i lartë ndonjëherë, pak ditë pasi që një shpërthim goditi centralin kryesor bërthamor në Natanz. Komentet kryetarit Mohammad Bagher Qalibaf, të cituara nga televizioni shtetëror, nuk dhanë hollësi për sasinë që Irani planifikon të pasurojë. Sidoqoftë, ka të ngjarë që kjo të rrisë tensionet ndërsa Irani po negocion me fuqitë botërore në Vjenë për të gjetur rrugët që Shtetet e Bashkuara të rikthehen në marrëveshjen bërthamore dhe të heqin sanksionet ekonomike shkatërruese me të cilat përballet Teherani. Njoftimi gjithashtu shënon një përshkallëzim pas sulmit që dëmtoi centrifugat, fundjavën që lamë pas që dyshohet të jetë kryer nga Izraeli. Ndërsa Izraeli ende nuk e ka marrë përsipër një gjë të tillë, dyshohet gjerësisht se ai e ka kryer sabotimin ende të pashpjegueshëm në Natanz, vendi kryesor i pasurimit të uraniumit në Iran.

LEXO EDHE:

Back to top button