Irani konfirmoi vdekjen e Khameneit

Irani konfirmoi vdekjen e Khameneit

Mediat shtetërore iraniane kanë konfirmuar vdekjen e liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei në zyrën e tij gjatë sulmeve të përbashkëta të Izraelit dhe SHBA-së ndaj Iranit, duke konfirmuar raportimet paraprake nga zyrtarët amerikanë dhe izraelitë.

Në nder të tij është shpallur një periudhë zie 40-ditore. Konfirmimi i së dielës vjen pasi agjencitë iraniane Tasnim dhe Mehr kishin raportuar fillimisht se Khamenei mbetej “i vendosur dhe i fortë në komandim”.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkroi në platformën e tij Truth Social se 86-vjeçari Khamenei u vra në sulmet e përbashkëta që nisën të shtunën herët në mëngjes.

“Ai nuk mundi të shmangte sistemet tona të inteligjencës dhe gjurmimit shumë të avancuar dhe, duke punuar ngushtë me Izraelin, nuk kishte asgjë që mund të bënin ai ose liderët e tjerë të vrarë bashkë me të,” shkroi Trump. “Ky është mundësia më e madhe për popullin iranian të rimarrë vendin e tij,” shtoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button