Iran, mbi 580 ekzekutime vitin e kaluar

Iran, mbi 580 ekzekutime vitin e kaluar

Irani ka varur 75 për qind më shumë njerëz më 2022 sesa vitet paraprake, thanë dy organizata për të drejtat e njeriut, duke dënuar “makinerinë e ekzekutimeve” që synon të përhapë frikë në shtetin që është mbërthyer nga protestat. Sipas organizatave, të paktën 582 ekzekutime janë kryer vitin e kaluar, që është shifra më e lartë e regjistruar që nga viti 2015. Më 2021, ky shtet kishte ekzekutuar 333 persona, thanë organizatat iraniane me seli në Norvegji dhe në Francë. Viti i kaluar u përshkrua me shpërthimin e protestave mbarëkombëtare, pasi Mahsa Amini, 22 vjeçe, vdiq në shtator teksa po mbahej në paraburgim nën dyshimet se kishte shkelur rregullat e veshjes së shamisë së kokës. Në raport u tha se pasi katër burra u ekzekutuan për vepra penale të lidhura me protestat, edhe 100 protestues të tjerë ende rrezikojnë të ekzekutohen pasi janë dënuar me vdekje apo përballen me akuza, për të cilat parashihet dënimi me vdekje.

 

LEXO EDHE:

Back to top button